Zoho | Implementim & Automatizim

Zoho Partner për CRM dhe Automatizim Biznesi

Ndërtoni një sistem që lidh shitjet, klientët, ekipin dhe proceset tuaja në një platformë të vetme.

Besuar nga partnerë dhe biznese që rriten me Zoho

  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
  • Artboard
Pse Zoho One?

Nga procese të shpërndara në një sistem të vetëm

Pa Zoho One

Shumë mjete. Pak lidhje mes tyre.
  • Të dhëna të shpërndara në disa platforma
  • Shumë procese dhe detyra manuale
  • Informacion i dublikuar ose i humbur
  • Raportim i fragmentuar
  • Vështirësi në koordinimin mes ekipeve

Me Zoho One

Një ekosistem që punon si një i tërë.

  • Të dhëna të centralizuara
  • Procese të automatizuara
  • Bashkëpunim më i mirë mes ekipeve
  • Raportim dhe analiza në kohë reale
  • Një sistem që rritet bashkë me biznesin
Ekspertiza pas çdo implementimi

Një ekip që kupton biznesin dhe teknologjinë

Ne kombinojmë ekspertizën në Zoho me njohjen e proceseve të biznesit për të krijuar sisteme që nuk janë vetëm teknikisht funksionale, por edhe praktike për ekipet që i përdorin çdo ditë.

Zoho authorized partner

Çfarë thonë klientët për bashkëpunimin me ne

Nga implementimi i CRM te automatizimi i proceseve komplekse, fokusi ynë është të ndërtojmë sisteme që e bëjnë punën më të organizuar, më të shpejtë dhe më të kontrollueshme.
  • “Digitalb Solutions na ndihmoi të strukturojmë procesin e shitjeve dhe të kemi një pamje shumë më të qartë të çdo klienti dhe mundësie.” Ardit M. 5.0
  • “Implementimi u përshtat me mënyrën tonë të punës dhe jo e kundërta. Kjo bëri diferencën më të madhe për ekipin.” Elira K. 5.0
  • “Automatizimet kanë reduktuar ndjeshëm punën manuale dhe na kanë ndihmuar të standardizojmë proceset e përditshme.” Gent R. 5.0
  • “Komunikim shumë i mirë dhe një qasje profesionale nga analiza e parë deri te implementimi.” Erisa M. 5.0
  • “Tani kemi të gjithë informacionin për klientët dhe shitjet të centralizuar në një sistem të vetëm.” Besnik H. 5.0
  • “Na ndihmuan të kuptonim jo vetëm Zoho-n, por edhe si mund të përmirësonim proceset tona të brendshme.” Alban D. 5.0
  • “Integrimet mes sistemeve tona funksionojnë shumë më mirë dhe ekipi kursen kohë çdo ditë.” Jonida P. 5.0
  • “Një partner teknik që kupton shpejt kërkesat dhe propozon zgjidhje praktike.” Ermal B. 5.0
  • “Zoho CRM është përshtatur plotësisht me pipeline-in dhe procesin tonë të shitjeve.” Klea S. 5.0
  • “Support-i pas implementimit ka qenë po aq i vlefshëm sa vetë ndërtimi i sistemit.” Dritan L. 5.0
  • “Kemi më shumë kontroll mbi të dhënat dhe raportet që na duhen për vendimmarrje.” Florian G. 5.0
  • “Ekipi i Digitalb Solutions arriti të kthejë kërkesat tona në një sistem të thjeshtë për t'u përdorur nga i gjithë ekipi.” Sara N. 5.0
  • “Implementimi i Zoho One na ndihmoi të lidhim procese që më parë funksiononin të ndara.” Altin P. 5.0
  • “Bashkëpunimi ka qenë i qartë, fleksibël dhe i fokusuar te rezultati që i duhej biznesit tonë.” Marin K. 5.0
  • “Tani kemi të gjithë informacionin për klientët dhe shitjet të centralizuar në një sistem të vetëm.” Besnik H. 5.0
Konsulencë + Planifikim

Identifikojmë potencialin e automatizimit në biznesin tuaj

Me ekspertizë të thellë në Zoho, ne fillojmë nga proceset dhe panorama e plotë e biznesit tuaj.

Së pari kuptojmë mënyrën si punojnë ekipet, si lëvizin të dhënat dhe ku humbet kohë. Më pas projektojmë dhe implementojmë sistemin Zoho që i përshtatet objektivave tuaja.

Process flow
Çfarë ndërtojmë

Nuk ndërtojmë thjesht një mjet. Ndërtojmë një sistem.

one
  • I personalizuar
  • I qartë
  • I automatizuar
  • Praktik
  • Profesional
Zoho CRM & Shitje

Ndërtojmë një Zoho CRM që ekipi juaj e përdor realisht. Nga lead-i deri te marrëveshja, çdo hap bëhet i qartë, i matshëm dhe i organizuar sipas procesit tuaj të shitjeve.

Automatizim Zoho
Rrisni efikasitetin e biznesit me
procese të automatizuara.. Thjeshtoni punën e përditshme dhe kurseni kohë me workflows të ndërtuara sipas nevojave tuaja.
Rritje e efikasitetit
+70%
Automatizim i Proceseve

Çdo detyrë manuale dhe çdo follow-up i harruar kushton kohë. Me Zoho Flow, Deluge dhe automatizime inteligjente, e kthejmë rutinën në procese që zhvillohen në sfond.

  • Website
  • WhatsApp
  • Email
  • Financë
Integrime Sistemesh

E-commerce, financë, telefoni, WhatsApp dhe platforma të tjera. I lidhim mjetet tuaja me Zoho përmes API, webhooks dhe Zoho Flow, që të dhënat të jenë në një vend dhe proceset të ecin pa ndërprerje.

  • KPI të shitjeve
  • Raporte
  • Dashboards
  • Vendimmarrje
  • Analizë në kohë reale
  • Performancë biznesi
Të Dhëna & Analitikë

Mos vendosni bazuar në hamendësime. Me Zoho Analytics ndërtojmë dashboards dhe raporte në kohë reale që ju japin një pamje të qartë mbi shitjet, performancën dhe vendimmarrjen.

Zoho One Apps

Të gjitha aplikacionet që i duhen biznesit, të lidhura në një ekosistem

Zoho One bashkon aplikacionet për shitje, marketing, projekte, komunikim, analiza dhe operacione, duke krijuar një sistem të integruar ku informacioni lëviz pa pengesa mes ekipeve.
Një ekosistem i integruar

Aplikacionet Zoho punojnë së bashku dhe ndajnë të dhënat pa pasur nevojë për sisteme të izoluara.

Më shumë automatizim

Lidhni procese dhe departamente për të automatizuar punën repetitive dhe për të reduktuar ndërhyrjen manuale.

Gati për t'u rritur

Filloni me aplikacionet që ju nevojiten sot dhe zgjeroni sistemin ndërsa rriten ekipi, proceset dhe kërkesat e biznesit.

Zoho One për çdo departament

Të gjitha ekipet. Një sistem me Zoho One.

Nga shitjet dhe marketingu te financa, operacionet dhe menaxhimi i stafit, Zoho One lidh departamentet në një ekosistem të vetëm ku të dhënat dhe proceset funksionojnë së bashku.
Shitje Marketing Shërbim Klienti Financë Burime Njerëzore Operacione eCommerce

Strukturoni dhe automatizoni procesin e shitjeve

Menaxhoni lead-et, klientët dhe marrëveshjet në një proces të qartë dhe të përsëritshëm. Zoho ju ndihmon të ndiqni çdo mundësi nga kontakti i parë deri te mbyllja e shitjes.

Sales screen

Ktheni interesin në mundësi të reja

Menaxhoni fushatat, formularët, komunikimin me lead-et dhe kanalet sociale nga një ekosistem i lidhur me CRM-in tuaj. Automatizoni komunikimin dhe sigurohuni që çdo lead të marrë mesazhin e duhur në momentin e duhur.

Marketing screen

Ofroni një eksperiencë më të mirë për klientët

Centralizoni kërkesat e klientëve, organizoni ticket-et dhe ndihmoni ekipin të përgjigjet më shpejt në çdo kanal. Nga support-i i përditshëm te asistenca në distancë, informacioni i klientit mbetet gjithmonë i lidhur.

Support screen (1)

Mbani financat dhe faturimin nën kontroll

Organizoni faturat, shpenzimet, pagesat dhe proceset financiare në mjete të lidhura me pjesën tjetër të biznesit. Reduktoni punën manuale dhe krijoni një rrjedhë më të qartë nga klienti dhe shitja deri te faturimi.

Accounting screen

Menaxhoni ekipin nga onboarding te performanca

Centralizoni informacionin e stafit, rekrutimin, prezencën dhe proceset e brendshme të HR në një sistem të vetëm. Krijoni procese më të strukturuara për ekipin dhe reduktoni administrimin manual.

Hr screen

Organizoni projektet dhe proceset operative

Menaxhoni projektet, detyrat, porositë dhe inventarin duke lidhur operacionet me shitjet dhe pjesën tjetër të biznesit.Me Zoho mund të ndërtoni gjithashtu workflows dhe aplikacione të personalizuara për procese specifike.

Operations screen

Lidhni shitjet online me pjesën tjetër të biznesit

Menaxhoni website-in dhe shitjet online duke i lidhur me CRM, marketingun, support-in dhe proceset e tjera të kompanisë. Nga vizitori te porosia dhe klienti, informacioni qëndron i lidhur në të gjithë ciklin.

E commerce screen
Pse të na zgjidhni

Më shumë rezultat me Zoho. Më pak punë manuale.

Më shumë shitje dhe të ardhura

Digitalb Solutions ju ndihmon të implementoni Zoho CRM, Zoho One dhe automatizime që rrisin efikasitetin, përmirësojnë proceset dhe krijojnë një bazë më të fortë për rritjen e biznesit.

Kurseni kohë dhe përpjekje

Me Zoho One dhe automatizim biznesi, reduktoni detyrat manuale, shmangni punën e dyfishtë dhe i lejoni ekipit të fokusohet te aktivitetet që sjellin vlerë reale.

Fokus te biznesi, jo te teknologjia

Si partner Zoho, ne merremi me implementimin, konfigurimin dhe integrimet teknike, ndërsa ju fokusoheni te klientët, operacionet dhe rritja e biznesit.

Rrituni më shpejt

Implementimi Zoho ju ndihmon të ndërtoni procese të skalueshme që mbështesin rritjen e ekipit, volumit të punës dhe kompleksitetit të biznesit pa krijuar kaos operacional.

Zgjidhje që përshtaten me biznesin tuaj

Nga CRM dhe automatizimi te integrimet dhe aplikacionet e personalizuara, ndërtojmë zgjidhje Zoho sipas proceseve, ekipit dhe objektivave tuaja.

Avantazh konkurrues

Me Zoho CRM, Zoho One dhe integrime të personalizuara, krijoni një sistem më të shpejtë, më të organizuar dhe më të zgjuar se mënyra tradicionale e punës, duke fituar avantazh real ndaj konkurrentëve.

Integrime Zoho

Të gjitha aplikacionet tuaja. Një sistem me Zoho One.

Lidhni mjetet që përdorni çdo ditë me Zoho One dhe menaxhoni të dhënat, klientët dhe proceset nga një ekosistem i vetëm. Përmes integrimeve Zoho, API-ve dhe automatizimeve, informacioni kalon automatikisht nga një platformë te tjetra, pa punë të dyfishtë dhe pa të dhëna të shpërndara.

Si punojmë

Nga analiza te një sistem Zoho që funksionon realisht

Çdo implementim fillon duke kuptuar proceset, ekipin dhe objektivat e biznesit. Më pas ndërtojmë, integrojmë dhe optimizojmë Zoho që sistemi të përshtatet me mënyrën tuaj të punës.

  • Analiza e Proceseve Kuptojmë si punon biznesi juaj sot, cilat mjete përdorni dhe ku humbet kohë ose informacion. Identifikojmë proceset që mund të përmirësohen ose automatizohen me Zoho.
  • Planifikimi i Zgjidhjes Përcaktojmë strukturën e duhur të Zoho CRM, Zoho One, moduleve, workflows dhe integrimeve. Çdo zgjidhje projektohet sipas nevojave reale të ekipit tuaj.
  • Implementimi & Integrimi Konfigurojmë sistemin, ndërtojmë automatizimet dhe lidhim Zoho me platformat ekzistuese. Testojmë çdo proces përpara se sistemi të kalojë në përdorim.
  • Trajnimi & Optimizimi Trajnojmë ekipin për përdorimin e sistemit dhe vazhdojmë me support e përmirësime. Ndërsa biznesi zhvillohet, Zoho përshtatet bashkë me të.
Zoho që punon për ju

Më shumë kontroll. Më pak kompleksitet.

  • Import and configure
  • Administer user access
  • Integrat and expand
  • Innovate and automate
  • Të dhëna në një vend Klientët, lead-et, aktivitetet dhe informacioni i biznesit centralizohen në Zoho, duke reduktuar Excel-et, dokumentet dhe sistemet e shpërndara.
  • Ekip më i organizuar Role, akses dhe workflows të qarta ndihmojnë çdo anëtar të ekipit të dijë çfarë duhet të bëjë dhe kur duhet ta bëjë.
  • Sisteme të lidhura Integrimet Zoho lidhin website-in, email-in dhe aplikacionet e tjera që përdorni, duke krijuar një rrjedhë të vazhdueshme të informacionit.
  • Automatizim që shkallëzohet Proceset repetitive automatizohen me Zoho CRM, Zoho Flow dhe Zoho Creator, duke kursyer kohë dhe duke e bërë sistemin gati për rritjen e biznesit.
Pyetje të shpeshta

Gjithçka që duhet të dini para se të filloni me Zoho

1. Çfarë ofron Digitalb Solutions si Zoho Partner?
Digitalb Solutions ndihmon bizneset, partnerët dhe agjencitë me implementim Zoho, konsulencë, automatizim dhe integrime të përshtatura sipas proceseve të tyre. Nga Zoho CRM dhe Zoho One te Zoho Creator dhe integrimet me sisteme të tjera, qëllimi është të krijojmë një ekosistem të lidhur që thjeshton menaxhimin e biznesit.
2. Si funksionon implementimi i Zoho CRM?
Ofrojmë implementim Zoho CRM, duke përfshirë konfigurimin e moduleve, pipeline-it të shitjeve, roleve, workflows, automatizimeve dhe integrimeve. Zoho CRM përshtatet sipas mënyrës se si punon biznesi juaj, në mënyrë që ekipi të menaxhojë lead-et, klientët dhe shitjet nga një sistem i centralizuar.
3. Çfarë është Zoho One dhe cilat janë avantazhet e tij?
Zoho One është një ekosistem aplikacionesh që lidh shitjet, marketingun, financat, support-in, projektet dhe operacionet në një platformë të integruar. Avantazhi kryesor i Zoho One është që të dhënat dhe proceset mund të lidhen mes departamenteve, duke reduktuar punën manuale, sistemet e shpërndara dhe dublikimin e informacionit.
4. A mund të implementohet Zoho edhe për ekipe që operojnë në tregje të ndryshme?
Po. Zoho mund të konfigurohet për ekipe, departamente dhe struktura biznesi që operojnë në tregje të ndryshme. Digitalb Solutions mund të realizojë analizën, konfigurimin, automatizimet, integrimet dhe support-in edhe për projekte të menaxhuara në distancë.
5. Sa kushton Zoho CRM dhe implementimi i tij?
Çmimi i Zoho CRM varet nga plani, numri i përdoruesve dhe funksionalitetet që kërkon biznesi. Kostoja e implementimit varet gjithashtu nga kompleksiteti i CRM-së, automatizimet, integrimet dhe migrimi i të dhënave. Pas një analize fillestare mund të përcaktojmë se cilat aplikacione dhe konfigurime Zoho ju nevojiten dhe të përgatisim një zgjidhje sipas kërkesave të biznesit.
6. A mund të migrojmë nga Excel ose sisteme të tjera në Zoho?
Po. Mund të realizojmë migrimin nga Excel në Zoho CRM, si edhe transferimin dhe organizimin e të dhënave nga sisteme të tjera ekzistuese. Gjithashtu mund të lidhim Zoho me website, email, WhatsApp dhe platforma të tjera përmes API-ve, webhooks dhe Zoho Flow, duke krijuar një sistem ku informacioni lëviz automatikisht mes aplikacioneve.